Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se mazhoranca socialiste që ai drejton, ka bërë zëdhënësin e paqes, edhe pse janë akuzuar edhe për tradhti.
Rama më tej tha se mazhoranca e ka çuar shqipërinë në krye të OSBE-së, apo në tryezën e OKB-së.
“Ne shumica, prej tre mandatesh e kemi bërë zëdhënësin e paqes, në këtë rajon të trazuar, edhe kur kjo është dukur dhe komentuar si tradhti. Një etiketë që në fakt është një provë e paqedashjes. Ne e kemi çuar Shqipërinë, deri në krye të OSBE-së, apo në tryezën e OKB-së, ku kemi nderuar flamurin dhe kombin shqiptar”, deklaroi Rama.
Rama po ashtu ironizoi edhe opozitën, teksa tha se para një dekade edhe deputetet numëroheshin si turistë.
“Një degadë më parë më parë, ke vend ishte një ishull, që dilte në radarin e botës, vetëm për lajme të këqija dhe shqiptarët shiheshin si përfaqësuesit e atij ishulli. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit, edhe vetë kryeministri kur ktheheshe nga jashtë vendit, është dikush tjetër”, tha ai.
