Është duke u zhvilluar në Fier aktiviteti i 35 vjetorit të Partisë Socialiste, ndërkohë që është nderuar me medaljen e artë regjisori Kiço Londo, i cili është shfaqur i emocionuar teksa mori dekoratën.
“Jam përpjekur që të jem vetvetja dhe të bëj më të mirën e mundshme, më duhet të pohoj sot se e gjithë përpjekja dhe sakrifica ime deri në ekstrem është jashtëzakonisht e vogël me sakrificat e dhjetëra mijërave socialistëve të këtij qarku.
Këto janë në dorën time si mirënjohje për kontributin tuaj të thellë, më falni për emocionet, rroftë partia socialiste”, u shpreh ai.
Hapja e aktiviteti është shoqëruar me këngë patriotike popullore, por edhe me një historik të rrugëtimit të PS në këtë qark. Ndërsa fjalën hapëse e mbajti deputetja e qarkut, Belinda Balluku.

