Politologu i njohur rrëfen si votohej dikur: Pa rivalë, pa vota kundër. Sot brezi i modelit të vjetër përbën elitën politike (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:50 09-03-2017

Politologu i njohur shqiptar, Afrim Krasniqi ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve mënyrën si votohej në vitet 1954 duke rrëfyer se brezi i rritur me atë model votimi përbën sot elitën politike.

Krasniqi demostron këtë nëpërmjet shembulli zgjedhjet brenda një partie politike sot duke i krahasuar me ato të 1954-ës, pa rivalë, pa vota kundër, me këngë e valle, me dashuri për udhëheqësin dhe urrejtje për kritikët e tij.

Statusi i plotë:

Vota? Vendet me kulturë demokratike e lidhin votën me ndryshimin, zhvillimin dhe vendimmarrjet e mëdha. Tek ne ndodh ndryshe, ne e lidhim votën me liderin, partinë, udhëheqësin. Të rinjtë qeshin me ne kur u themi sesi votonim dikur, si në këtë video 1954, - me këngë e valle, në resht, hapur, pa dhomë të fshehtë, me gogla dhe jo fletëvotimi, me 100% pjesëmarrje e 100% vota pro. Nuk kishte nevojë as për KQZ, as fushatë, as numërim me dorë ose elektronik. Dhe ky brez që është rritur e edukuar me këtë model votimi përbën sot elitën politike vendimmarrëse në Shqipëri. Shikoni si i bëjnë zgjedhjet në partitë që drejtojnë, - njësoj si kjo kronikë e vitit 1954. Pa rivalë, pa vota kundër, me këngë e valle, me dashuri për udhëheqësin dhe urrejtje për kritikët e tij.

Ata duhet ta shohin këtë video për të parë se kujt i ngjajnë, - të rinjtë e sotëm duhet ta shohin për të parë sesi “në emër të popullit” diktatura sundonte e qetë. Dhe të gjithë duhet ta shohim për të reflektuar, e për të ngritur zërin, për të refuzuar zgjedhje të tilla në partitë politike, për të refuzuar mentalitete të tilla në zgjedhjet lokale e parlamentare, për të refuzuar ligjërimin e atyre që flasin në emër të popullit dhe mund të kthehen fatkeqësia e tij, për të refuzuar alternativat e turmave militante të majta e të djathta të gatshme të përsërisin të njëjtën pamje edhe në rrethanat e sotme, dhe për të kuptuar se ky vend e kjo shoqëri e ka nevojë jetike ndarjen me praktikat e gabuara të së kaluarës, krijimin e institucioneve të forta dhe jo liderëve të fortë, nxitjen dhe jetësimin në praktikë të normave demokratike, - të një demokracie funksionale në jetë, në shoqëri, në shtet, në parti, në familje, në shkollë, në kolektiv dhe kudo tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas harbimeve në Tiranë, po gratë e Krujës e dini si e “ndezën” mbrëmë?
Rritja e pagave në administratë, ja sa shkon rroga sipas profesionit (TABELAT ZYRTARE) »
Article Logic
Execution time: 0.011063098907471
array(1) { ["section"]=> string(133) "politologu-i-njohur-rrefen-si-votohej-dikur-pa-rivale-pa-vota-kunder-sot-brezi-i-modelit-te-vjeter-perben-eliten-politike-video-71324" }