Aktorë të opozitës kanë reagur pas kerkesës së Prokurorisë për sekustrimin e televizionit “Agon Channel”, i cili është në pronësi të biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Në një reagim në profilin e tij në “Facebook” deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se nuk është rastësi që prokuroria bën këtë kërkesë në pikun e fushatës elektorale. Sipas tij, kjo ngjarje ka prapavijë politike pasi “Agon Channel” është kritik ndaj qeverisë.
“Sekuestrohen aksionet e Agon Channel, një TV kritik me qeverinë. Në pikun e fushatës zgjedhore!!! Thjesht rastësi?”, pyet Pollo.
“Agon Channel”, ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri prej dy vitesh dhe jo pak herë kanë qenë në qendër të vëmendjes kontratat e bujshme që lidhte me prezantuesit dhe gazetarët.