Polonia sfidon Shqipërinë, ofron 2 miliard dollarë për një bazë ushtarake amerikane

Publikuar tek: bota, më 16:57 28-05-2018 Polonia sfidon Shqipërinë, ofron 2 miliard dollarë për një bazë ushtarake amerikane

Për atë që ministrja e Mbrojtjes shqiptare, Olta Xhaçka e kërkoi falas, prezencë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, Polonia është e gatshme të ofrojë plot 2 miliard dollarë.

Oferta polake reflekton dëshirën e hershme të Varshavës për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta sigurie me SHBA, si dhe për vendosjen e çizmes amerikane në tokën e tyre.

Propozimi i ministrit polak të Mbrojtjes vjen vetëm një muaj para mbledhjes së liderave të NATO-s në samitin e Brukselit, por është parë me skepticizëm nga disa aleatë europianë që duan të rregullojnë marrëdhëniet me Kremlinin, si Italia dhe ndonjëherë Gjermania.

Ministria e Mbrojtjes polake tha se kërkesa për të paguar 2 miliard dollarë për prezencë të përhershme të ushtrisë amerikane është e vërtetë dhe jo sekrete.

Një propozim të ngjashëm, por pa përmendur vlera monetare, ka bërë disa muaj më parë ministrja Olta Xhaçka, e cila tha se vendi ynë vë në dispozicion të ushtrisë amerikane çdo bazë ajrore, detare apo tokësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011080026626587
array(1) { ["section"]=> string(89) "polonia-sfidon-shqiperine-ofron-2-miliard-dollare-per-nje-baze-ushtarake-amerikane-122415" }