Pompeo në Athinë, Moska akuza SHBA-së: Po përpiqet të tërheqë Greqinë në frontin anti-rus

Publikuar tek: bota, më 21:59 29-09-2020 Pompeo në Athinë, Moska akuza SHBA-së: Po përpiqet të tërheqë Greqinë në frontin anti-rus

Ambasada ruse në Greqi ka reaguar pas vizitës së sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Athinën në frontin anti-rus.

 

“Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Greqinë në frontin anti-rus. Historia anti-ruse vështirë se mund të gjejë përgjigje në popullin grek miqësor” shkruan ambasada ruse në Greqi.

Vizita e Mike Pompeo në Athinë shikohet nga grekët edhe si simbolikë e qartë se SHBA është në krah të Greqisë në konfliktin me Turqinë për çështjen e detit.

Megjithatë, Pompeo është treguar i kujdesshëm dhe i ka kërkuar të dy krahëve që të tërhiqen nga deklaratat e tyre të forta dhe të zbusin tonet, duke u ulur në tryezë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010684013366699
array(1) { ["section"]=> string(94) "pompeo-ne-athine-moska-akuza-shba-se-po-perpiqet-te-terheqe-greqine-ne-frontin-anti-rus-222166" }