Pompeo: Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë me Iranin

Publikuar tek: bota, më 23:46 16-06-2019 Pompeo: Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë me Iranin

Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë me Iranin, thotë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

 

"Megjithëse nuk ka asnjë dyshim që Irani ishte përgjegjës për sulmet ndaj dy anijeve çisternë këtë javë, Shtetet e Bashkuara nuk duan të hyjnë në luftë me Iranin," u shpreh sot shefi i diplomacisë amerikane në një intervistë për rrjetin Fox News.

Presidenti Trump ka bërë ç'është e mundur për të shmangur luftën, tha zoti Pompeo duke shtuar se Amerika do të garantojë lundrimin e lirë përmes korridoreve të rëndësishme detare dhe për ta arritur këtë rezultat "do të marrë të gjitha masat e nevojshme, qofshin diplomatike apo të tjera".

Irani mohoi të ketë pasur gisht në sulme dhe dje thirri ambasadorin britanik në Teheran për të protestuar pasi autoritetet britanike fajësuan Teheranin për incidentin, siç njofton agjencia e lajmeve ISNA. Ndërkaq, anëtarët e ekuipazhit të çisternës norvegjeze që u sulmua këtë javë, mbërritën në Dubai pasi kaluan dy ditë në Iran. Të dyja çisternat janë tani në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016462087631226
array(1) { ["section"]=> string(58) "pompeo-shtetet-e-bashkuara-nuk-duan-lufte-me-iranin-168486" }