Porosia e Edi Ramës për kryebashkiakun e ri të Kolonjës: Çdo ditë që do dalësh nga shtëpia kujto...

Publikuar tek: politike, më 18:07 22-11-2016 Porosia e Edi Ramës për kryebashkiakun e ri të Kolonjës: Çdo ditë që do dalësh nga shtëpia kujto...

Gjatë fjalës së tij në Ersekë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera i ka dhënë edhe një porosi kryebashkiakut të ri të Kolonjës, Ilia Stefo.

Rama i ka kërkuar Stefos që çdo ditë të kujtojë, dhe të zbatojë, shprehjen e popullit “Hallin që s’ma zgjidh, të paktën ma qaj”.

“Do bësh aq sa do kesh mundësi, ndonjëherë nuk do bësh dot aq shumë. Por e para gjë që duhet ta kesh çdo ditë që do dalësh nga shpia duhet të kujtosh atë shprehjen “Hallin që s’ma zgjidh, të paktën ma qaj”. Dhe të jesh i sigurt që ata do të ta falin edhe nëse nuk do ia u zgjidhësh dot. Por mos na lër barrën që të na marrin inat ne se nuk të marrin dot inat ty”, i tha Rama kryebashkiakut Stefo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036990880966187
array(1) { ["section"]=> string(101) "porosia-e-edi-rames-per-kryebashkiakun-e-ri-te-kolonjes-cdo-dite-qe-do-dalesh-nga-shtepia-kujto-60338" }