Porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, merret në pyetje Erion Alibej

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 19-09-2020 Porositësi i dy vrasjeve në Elbasan, merret në pyetje Erion Alibej Erion Alibej

Ditën e sotme është marrë në pyetjen nga grupi hetimor Erion Alibej, i cili akuzohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve që ndodhën gjatë muajit korrik në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Alibej është marrë në pyetje nga  grupi hetimor për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Mësohet se Alibej ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe ka mohuar akuzat.

Kujtojmë se gjithashtu burime bëjnë me dije se Alibej është dhe porositësi i vrasjes së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, ngjarje e ndoshur tre ditë më parë. Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, i dyshuar si autori i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Shkozet dhe si një nga grabitësit e Rinasit.

Alibej mësohet se ka një të shkuar kriminale dhe ka marrë pjesë në trafiqe ndërkombëtare droge. Ai përdorte dhe dy emra të tjerë; Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi. Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006011962890625
array(1) { ["section"]=> string(72) "porositesi-i-dy-vrasjeve-ne-elbasan-merret-ne-pyetje-erion-alibej-220918" }