‘Portalet shqiptare janë kobzeza’, Ylli Rakipi përplaset me aktivisten: S’jam aty se ta tregoj unë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:32 04-12-2020 ‘Portalet shqiptare janë kobzeza’, Ylli Rakipi përplaset me aktivisten: S’jam aty se ta tregoj unë Brizida Gjikondi - Ylli Rakipi

Drafti me ndryshimet në Kodin Penal që po përgatitet nga Ministria e Drejtësisë parashikon disa ndryshime të rëndësishme ligjore.

Ndalimi i Botimit të fotove apo videove të montuara, të quajtura “MEME”, që ironizojnë apo vënë në lojë personazhet e njohur, ka përplasur në studio gazetarin Ylli Rakipi me aktivisten Brizida Gjikondi.

E ftuar në “Spotlight” në Vizion Plus, Gjikondi i ka quajtur portalet shqiptare “kobzeza” por kjo nuk i ka pëlqyer Rakipit, i cili tha se shtypi është i lirë ndaj duhet të respektohet liria e shprehjes.

Pjesë nga debati:

Brizida Gjikondi: Sot e kësaj dite, ne nuk kemi një ligj për gazetarinë. Sepse të arrish të bësh sanksione, ndërkohë, vetë gazetarët shqiptarë nuk janë organizuar që të kenë një Kod Etik, disa rregulla të pashkruara, betimin e gazetarit, siç është në gjithë Ballkanin, siç është në gjithë Evropën. Portalet shqiptare janë kobzeza. Ke frikë t’i hapësh.

Ylli Rakipi: Bëj një ligj zotrote dhe futi në burg gazetarët…

Brizida Gjikondi: Po, kush tha që të futen në burg? Absolutisht fare. Po duhet të ketë vetrregullim të gazetarëve, pastaj si trung i organizuar mund të mbrojnë të drejtat e tyre.

Ylli Rakipi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një frazë: Shtypi është i lirë!

Brizida Gjikondi: Po këtë e ka dhe Kushtetuta shqiptare, neni 22, liria e shprehjes. Po kjo s’do të thotë ta dëmtosh, ta denigrosh.

Ylli Rakipi: Po s’jam aty se ta tregoja unë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Presim të vijnë ngarkesat e para', Dervishi: Ja sa persona do vaksionohen me Covax
Sfidoi mjekët shqiptarë, Ildisi niset për kurim në Stamboll, paratë mblidhen brenda 24 orëve »
Article Logic
Execution time: 0.010004997253418
array(1) { ["section"]=> string(101) "portalet-shqiptare-jane-kobzeza-ylli-rakipi-perplaset-me-aktivisten-s-jam-aty-se-ta-tregoj-une-230225" }