Portali 'Infermierë për Shqipërinë' mundësi të reja punësimi, Manastirliu: Çfarë kërkohet dhe si të aplikoni

Publikuar tek: aktualitet, më 18:38 10-01-2018 Portali 'Infermierë për Shqipërinë' mundësi të reja punësimi, Manastirliu: Çfarë kërkohet dhe si të aplikoni

Duke filluar nga dita e sotme do të ketë një mundësi të re punësimi për të gjithë infermierët e Shqipërisë që kërkojnë të punësohen në këtë profesion.

Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të jetë mundësia e të gjithë infermierëve të papunë për të aplikuar dhe më pas për tu punësuar.

Sakaq, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu janë duke zhvilluar një takim me të gjithë infermierët që aktualisht janë të papunë, ku po bëhet dhe prezantimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

Minstrja Manastirliu gjatë fjalës përpara infermierëve shpjegoi mënyrën se si portali do funksionojë, aplikimin dhe metodën e përzgjedhjes.

Sipas Manastirliut procesi është shumë i thjeshtë dhe një infermieri i duhet vetëm të regjistrohet në portal, të ngarkojë dokumentet dhe më pas të bëhet pjesë e procesit të testimit.

Procesi i testimit do të ndahet në dy pjesë:

-Njohuritë rreth bazës ligjore

-Njohuritë praktike dhe rreth formimit profesional

Kush do të marrë më shumë pikë do të përzgjidhet dhe më pas do të njoftohet elektronikisht nëse është fitues apo jo.

Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije që në portal mund të aplikosh edhe për vende pune të profesioneve si imazheri, fizioterapi,teknik laboratori, logopedi.

Manastirliu e ka cilësuar si portën për të gjetur një vend pune me meritë dhe të sigurt. Gjithashtu ka siguruar të gjithë ata që do aplikojnë se përzgjedhja do të jetë e bazuar në meritë dhe në transparencë.

Ministrja ka shtuar se platforma do ndryshojë mënyrën si punësohen infermierët dhe se është një reformë që siguron transparencë dhe u jep fund abuzimeve dhe punësimit pa kriter.

“Është një punë që nuk e kryen kushdo, duhet të kesh shpirt sakrifice. Çdo kush e ka zgjedhur këtë profesion pasi është shtyrë nga dëshira për të ndihmuar’- ka shtuar më tej në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010416030883789
array(1) { ["section"]=> string(111) "portali-infermiere-per-shqiperine-mundesi-te-reja-punesimi-manastirliu-cfare-kerkohet-dhe-si-te-aplikoni-106117" }