Portali pranë qeverisë publikon FOTON: Basha me pushime ne Mikonos

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:06 07-09-2019 Portali pranë qeverisë publikon FOTON: Basha me pushime ne Mikonos Lulzim Basha ne avion drejt Mikonos - Foto e publikuar nga lexo.al

Portali lexo.al, i njohur si një media pranë qeverisë ka publikuar pasditen e sotme një foto të kryedemokratit Lulzim Basha në avion, ndërsa shkruan se po udhëton drejt ishullit të Mikonos.

Nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm, në një kohë kur opozita publikisht është shprehur se shtatori është muaji kur do të rifillojnë protestat dhe betejat për largimin e Ramës. Nga Selia Blu ende nuk e kanë përgënjeshtruar lajmin për udhëtimin e Bashës në Mikonos, i cili njihet dhe si një ndër ishujt më të shtrenjë për pushime.

Sipas portalit pranë qeverisë, foto është shkrepur në avionin e linjës Tiranë-Athinë dhe burime të lexo.al e konfirmojnë udhëtimin në Mikonos.

9f747482-f445-4f72-b22b-526f93235426-696x1237.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070259571075439
array(1) { ["section"]=> string(72) "portali-prane-qeverise-publikon-foton-basha-me-pushime-ne-mikonos-177667" }