Portali serb: Si do formohet Shqipëria e Madhe me ndihmën e Zaev. Greqia ka dërguar tanket në kufi

Publikuar tek: rajon, më 21:04 23-08-2017 Portali serb: Si do formohet Shqipëria e Madhe me ndihmën e Zaev. Greqia ka dërguar tanket në kufi

Shërbimi i inteligjencës së Greqisë (EYP) paralajmëroi për një përshkallëzim të konfliktit dhe kaosit në Ballkan dhe se kryeministri maqedonas Zoran Zaev me ish-luftëtarët e UÇK-së dhe kolaboracionistët serb me mentorët nga ambasadat angleze dhe amerikane, vendosën për të ndalur planin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për “Dialogun e brendshëm mbi statusin e Kosovës”, njofton portali serb “Alo”, duke sqaruar më tej se e gjitha filloi me planin për dorëzimin e Kishës Ortodokse maqedonase në duart e priftërinjve shqiptar, në mënyrë që Kosova para UNESCO-s të ketë dëshmi sa ka tempujt e vet fetar, transmeton zeri.info

“Faza tjetër është heqja e pikave kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, pastaj të krijohet Maqedonia e madhe, e cila hyn në NATO bashkë me Kosovën! Në atë moment do të pasonte edhe ndryshimi emrit të Maqedonisë. Serbia praktikisht në vendkalimet e saj jugore kufitare do të ketë ushtrinë e NATO-s, dhe e gjithë kjo vetëm 90 kilometra nga Qendra ruse Humanitare. Për shkak të një plani të tillë Perëndimi ka insistuar se UNMIK-u tërhiqet nga Kosova.

Ndërsa Kryeministri shqiptar Edi Rama si mbështetës kryesor i të gjithë projektit në këtë mënyrë do të realizonte ëndrrën e tij për një Shqipëri të Madhe. Maqedonia gjendet në një lloj rrethi vicioz gjeopolitik. Realizimi i kërkesës nga platforma shqiptare do të krijojë një shtet bi-kombëtar, në të cilin do të ketë vend për pjesëtarët e kombeve të vogla, serbët, turqit, romët. Për shkak të gjithë kësaj, Greqia tashmë ka dërguar tanket e saj dhe ushtrinë në kufirin me Shqipërinë” – specifikon burimi i portalit serb.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.41869783401489
array(1) { ["section"]=> string(102) "portali-serb-si-do-formohet-shqiperia-e-madhe-me-ndihmen-e-zaev-greqia-ka-derguar-tanket-ne-kufi-89978" }