Porti me vlerë 5 miliardë USD në Kavajë, kompania e rëndësishme paraqet ofertën

Publikuar tek: ekonomi, më 15:18 24-10-2017 Porti me vlerë 5 miliardë USD në Kavajë, kompania e rëndësishme paraqet ofertën

Projekti 5 miliardë dollarë i Portit të Karpenit është rikthyer në skenë në fillim të mandatit të dytë të qeverisë Rama.

Avokatura e Shtetit bëri me dije se është në kërkim të një konsulenti që do ta asistojë në fazën e negocimit të propozimit dhe lidhjes së kontratës që do të nënshkruhet me kompaninë Star Bridge Port Development Limited e cila ka shprehur interesin dhe ka propozuar projektin.

Ftesa për negociata është bërë në bazë të një urdhri të nënshkruar nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit në datë 6 tetor të këtij viti.

Objekti i kësaj ftese është gjetja e një kompanie që do t’i ofrojë “asistencë Komisionit të Negocimit të Kontratës, në zhvillimin e procesit të negocimit të propozimit të paraqitur, dhe lidhjes së kontratës me objekt “projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike” ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe shoqërisë “Star Bridge Port Developments Limited”, – thuhet në shpalljen e Avokaturës.

Kjo është shpallja e dytë që Avokatura bën lidhur me një konsulent që do të asistojë për këtë projekt, por në fazën e parë nuk u arrit në nënshkruhej një kontratë ndërkohë që ish-Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes deklaroi në atë kohë se shpallja ishte bërë me vonesë dhe për pasojë nuk u lidh asnjë kontratë.

 Kompania Star Bridge Port Developments Limited

Në fillim 2016, kompania Star Bridge Port Developments Limited shprehu interes për atë që u quajt projekti “Morgan dhe që kaloi në Kuvend në korrik të të njëjtit vit. Por referuar ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ajo rezulton të jetë regjistruar vetëm në prill 2017, si subjekt shqiptar me administrator Michael George Powder-Kent. Ortakë të saj janë me 5% Arjan Stajka, me 35% GL2 Albania, dhe 60% Star Bridge Port Developments Limited.

Si objekt të aktivitetit, kompania ka “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe menaxhim i Portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, sipas dispozitave të kontratës që do të lidhet në bazë të Ligjit Nr. 77/2016 i datës 22.7.2013 për “Përcaktimin e procedurave të veçanta për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”.

Kapitali i kompanisë, sipas dokumenteve të dorëzuara në QKB është 1000 lekë, apo rreth 7 euro, nga të cilat Star Bridge Port Developments Limited më 600 lekë, GL2 Albania me 350 lekë dhe Arjan Stajka me 50 lekë, shkruan Monitor.

Projekti

Një vit më parë, qeveria iu përgjigj pozitivisht një interesi të shfaqur nga Star Bridge Development Limited për një projekt porti me vlerë investimi 5 miliardë USD, që shkon më shumë se buxheti vjetor i Shqipërisë. Në atë kohë do të jepej “Ok” për nisjen e negociatave për miratimin e një kontrate finale që do të asistohej nga një konsulent. Procedurat e zgjatura bënë që të mos kontraktohej konsulenti, por gjithsesi duket se investitorët kanë vijuar me zyrtarizimin e tyre subjekt shqiptar.

Që në fillim projekti u pa me skepticizëm, pasi nuk kishte një plan financiar të qartë për mënyrën se si do të financohet projekti. Edhe firmat e mëdha, që u tha se qëndronin pas projektit kanë shprehur vetëm letër interesi, por nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë angazhimi.

Nga ana tjetër, një projekt i përmasave të tilla do të kërkonte një infrastrukturë dhe ndërlidhje shumë të mirë rajonale. Sot kjo infrastrukturë mungon dhe ndonëse është në plan të zhvillohet, nuk dihet se kur mund të jetë gati (minimumi, Shqipëria sot nuk ka hekurudhë funksionale), duke e nxjerrë jashtë loje Portin. Një shqetësim i tillë mësohet se është ngritur dhe nga një prej përfaqësuesve të kompanive të mëdha.

Kompania mëmë, Star Bridge Port Developments Limited, në faqen e saj zyrtare të internetit thotë se përgjithësisht ajo zhvillon dhe ka interesa në projekte të mëdha të infrastrukturës që zakonisht përbëhen nga një sërë nën kontraktorësh.

Ajo nuk përmend asnjë projekt konkret të zhvilluar, pasi sipas saj këto projekte mbeten konfidenciale në bazë të marrëveshjeve me qeveritë, ose klientët. Ajo thotë se ka aleanca strategjike me dy kompani të njohura, AECOM, dhe Ramboll, që kanë ndërtuar projekte të mëdha si Hamad Port; Colombo South Terminal port; Marina Bay dhe Greater Southern Waterfront; Port Botany; King Abdullah Port; London Gateway; New Doha Port; zgjerimi i Skagen Port; Port of Beirut; LNG terminal, Estonia; London Gateway; Ras Laffan expansion, shkruan Monitor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026196956634521
array(1) { ["section"]=> string(84) "porti-me-vlere-5-miliarde-usd-ne-kavaje-kompania-e-rendesishme-paraqet-oferten-97025" }