Oriola Marashi dhe Eros Grezda për momentin janë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë.
Romanca e tyre ka krijuar jo pak zhurmë në rrjete sociale, dhe pse në fillim u përpoqën ta mbajnë të fshehtë.
Pak javë më parë u përfolën se ishin ndarë, por çdo gjë rezultoi një thashethem. Ata postojnë çdo ditë foto dhe video në rrjetet e tyre sociale, dhe duken shumë të lumtur së bashku.
Së fundmi futbollisti Eros Grezda ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Oriola portiere, me vikini të bardha sensuale.
Grezda godet, Oriola Marashi kthen të pasmet, por pëson gol. Lojtari i Kombëtares nuk kënaqet me aq, dhe gjuan sërish, por kësaj here shtylla e shpëton Oriolën.
"Ndeshja" përfundoi 1-0 në favor të Grezdës.