“Portokalli” mesazh Ramës për stadiumin “Arena Kombëtare”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:34 01-05-2016 “Portokalli” mesazh Ramës për stadiumin “Arena Kombëtare”

Përplasja e disa gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me truprojat të cilët nuk i lejuan të hyjnë gjatë prezantimit të projektit të “Arenës Kombëtare”, nuk ka kaluar pa u ironizuar edhe nga spektakli humoristik “Portokalli”.

Por duket se përveç notave të humorit, “dëgjesa publike me dyer të mbyllura” në skenën e Portokallisë përmban një mesazh për Kryeministrin Rama, ashtu siç shpesh herë ky spektakël ka dhënë mesazhe qarta për fqijnët tanë si Greqia e Maqedonia sa herë kanë demostruar sjellje raciste.

Në pjesën humoristike, “arkitektëve” iu bëhet presoin për ta pëlqyer projektin e stadiumit, ndërsa mesazhi i qartë vjen nga një person që duket të ketë hyrë pa leje teksa thotë:

“Nuk ka më sheshe për qendra tregëtare që e bëni në stadium apo nuk ka më sheshe për stadium që e bëni te qendra tregëtare”.

“Keni bërë vetëm pallate, po, po, po vetëm beton. T’ju vijë turp”, thotë aktori para se të nxirret jashtë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021757841110229
array(1) { ["section"]=> string(59) "portokalli-mesazh-rames-per-stadiumin-arena-kombetare-39210" }