“Portrete jete”, ekspozita e veçantë e fotografes Anjeza Dyrmishi

Publikuar tek: kulture-art, më 21:27 14-03-2020 “Portrete jete”, ekspozita e veçantë e fotografes Anjeza Dyrmishi Fotografja Anjeza Dyrmishi

Fotografja e talentuar Anjeza Dyrmishi ka prezantuar pak ditë më parë ekspozitën e saj të quajtur “Portrete jete”, me foto ku shihet marrëdhënia e fortë që vjen nga shpirti dhe dashuria.

E nxitur nga ngjarjet e trishta të 2 muajve të fundit ku kanë humbur jetën 7 gra si pasojë e dhunës nga bashkëshortët apo familjarët, e gjithë ekspozita e Anjezës i kushtohet gruas. Imazhet e shumë grave dhe vajzave të cilat me historitë e tyre kanë pushtetin të ndryshojnë botën dhe mentalitetin ku jetojmë, janë në qendër të fotografive.

Sipas autores, është koha të japim një mesazh të fortë social: të duam më shumë gruan, ta respektojmë për atë që është dhe gjithmonë të kemi besim që ato ja dalin.

“Lidhje gjaku, lidhje shpirti, lidhje që vjen nga dashuria dhe lidhje nënë e bijë”, janë fokus i ekspozitës “Portrete jete” të Anjeza Dyrmishit. Çdo foto e ekspozuar ka një histori, e çdo histori u rrëfye nga vetë gratë apo vajzat që kanë pozuar për objektivin e aparatit të fotografes.

Disa foto nga ekspozita:
Screenshot_15_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
Screenshot_19_copy.jpgScreenshot_18.jpgScreenshot_17_copy.jpgScreenshot_16_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_21_copy.jpgScreenshot_20.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088157653808594
array(1) { ["section"]=> string(69) "portrete-jete-ekspozita-e-vecante-e-fotografes-anjeza-dyrmishi-198674" }