Portugalia nuk njeh mëshirë, Belgjika 'tregon dhëmbët', Franca mjaftohet me Mbappe (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 22:58 05-09-2020 Portugalia nuk njeh mëshirë, Belgjika 'tregon dhëmbët', Franca mjaftohet me Mbappe (VIDEO)

 Sapo kanë përfunduar tre takime të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në grupin A, Belgjika ka mposhtur në transfertë 0-2 Danimarkën, në një 90 minutësh tejet interesant.

Mjaftuan 9 minuta lojë që Denajer të shënonte golin e parë, ndërsa i dyti u realizua nga Mertens në të 77-tën.

Triumf cinik për Francën në tokën suedeze, që mjaftohet me golin e Mbappe në minutën e 41-të.

Portugalia nuk njeh mëshirë në ”Estado de Dragao”, ku ”asfalton” 4-1 Kroacinë. Ai që hapi siparin e golave ishte Cancelo në të 41-tën, ndërsa Jota (58-të), Joao Feliks (70′) dhe Silva (90′) mbyllën llogaritë.

 Për të ngushtuar shifrat mendoi Petkoviç në limite.Kujtojmë që nesër luhen takimet e radhës të  Nations League.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064878463745117
array(1) { ["section"]=> string(91) "portugalia-nuk-njeh-meshire-belgjika-tregon-dhembet-franca-mjaftohet-me-mbappe-video-219400" }