Portugalia pezullon vizat për iranianët

Publikuar tek: bota, më 07:03 18-07-2019 Portugalia pezullon vizat për iranianët Ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva

Ministria e Jashtme e Portugalisë ka pezulluar lëshimin e vizave hyrëse për shtetasit iranianë. Ministria ka deklaruar se me këtë veprim ka rritur sigurinë në konsullatën e saj në Teheran.

Ndër të tjera ky dikaster një deklarate sqaroi se vendimi i saj nuk është politik ose për shkak të "kushteve të përgjithshme të sigurisë".

Në deklaratë thuhet se pezullimi është i përkohshëm dhe se po bëhen marrëveshje alternative për të lëshuar dokumente udhëtimi për iranianët.

Më 15 korrik, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, i tha një komisioni parlamentar se pezullimi bëhet për arsye të paspecifikuara të sigurisë.

Pezullimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071151256561279
array(1) { ["section"]=> string(46) "portugalia-pezullon-vizat-per-iranianet-172552" }