Postonte foto nudo dhe më pas vinte gjoba për heqjen e tyre, dënohet me 18 vite burg

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:44 06-04-2015 Postonte foto nudo dhe më pas vinte gjoba për heqjen e tyre, dënohet me 18 vite burg Kevin Bollaert , i dënuar me 18 vite burg

Kevin Bollaert është 28-vjeçari i cili u dënua me 18 vite burg pasi menaxhonte faqen e internetit “porno për hakmarrje”. Ndaj tij janë ngritur 21 akuza për vjedhje identiteti dhe 6 akuza për vënie gjobash në San Diego. Të dashuruarit e braktisur dhe hakerat mund të hidhnin foto nudo të njerëzve të ndryshëm pa pëlqimin e tyre.

Mbi më shumë se 10.000 imazhe janë hedhur nga viti 2012 deri në shtator të vitit 2013. Ndërsa të interesuarve për të hequr fotot e tyre nudo nga sajti u janë kërkuar, 250$ deri në 350$. Bollaert ka fituar rreth 900$ të ardhura në muaj nga viktimat e tij dhe ka mbledhur thuajse 30,000$ në total.

Fotot kompromentuese u rrezikojnë këtyre njerëzve vendet e punës, u cënojnë jetën personale dhe u shkaktojnë depresion deri në vetëvrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035398006439209
array(1) { ["section"]=> string(88) "postonte-foto-nudo-dhe-me-pas-vinte-gjoba-per-heqjen-e-tyre-denohet-me-18-vite-burg-7966" }