PPE i bën thirrje Ramës: Respekto OPINIONIN e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 17:45 26-10-2020 PPE i bën thirrje Ramës: Respekto OPINIONIN e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta derklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, se ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e bëra nga Parlamenti në Kodin Zgjedhor.

 Në lidhje me këtë çështje ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të presë rekomandimet e Venecias, përpara se të rivotojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kryeministri Rama tha se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur por nuk mund të presin më tepër për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në mbështetje të Komisionerit për Zgjerimin, numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev deklaroi se qeveria dhe parlamenti dhet të presin opinionin e Venecias para se të votojnë kthimin e ligjit që bëri Presidenti Ilir Meta.

“Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi!  Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast,  në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri.  Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë’ tha Kovaçev.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Njeriu që i kthen fjalët në vepra’, fushatës së Veliajt i bashkohet edhe Rovena Dilo: Politika ka nevojë për Erionin që nuk ngopet duke punuar
Kodi Zgjedhor në Venecia, reagon PD: Rama të thotë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit. Ka vënë në rrezik integrimin në BE »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(106) "ppe-i-ben-thirrje-kryeministrit-rama-respekto-opinionin-e-komisionit-te-venecias-per-kodin-zgjedhor-225243" }