Prag lufte, Korea e Veriut nis raketën drejt Japonisë, reagon SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:12 28-07-2017 Prag lufte, Korea e Veriut nis raketën drejt Japonisë, reagon SHBA

Kryeministri Japonez ka deklaruar ditën e sotme se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë që besohet se është përplasur në det shumë afër ujrave territorial të  Japonisë.

Kryeministri Shinzo Abe u tregoi gazetarëve se zyrtarët japonez, po analizonin të dhënat e asaj që pretendohet se ka ndodhur mesnatën  mes të enjtes dhe të premtes. Për këtë arsye Japonia ka thirrur dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton the Guardian. Shinzo Abe tha se Japonia do të merrte çdo hap të nevojshëm për të siguruar sigurinë e qytetarëve të saj.

Zyrtarët japonezë të sigurisë thanë se raketa e lëshuar nga Korea e Veriut ka fluturuar për rreth 45 minuta dhe është zhytur shumë pranë ujërave ekskluzive të Japonisë.Sipas tyre nuk ka patur dëmtime në jetë njezëzish por se kishte raportime për dëme të mëdha mjedisore, shkruan the Guardian.

Ndërsa nga ana tjetër  zëdhënësi i Pentagonit, Navy Capt Jeff Davis, konfirmoi se ishte zbuluar nisja e një rakete balistike nga Koreja e Veriut dhe që në ditët në vijim do të merren masat për këtë veprim. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13029503822327
array(1) { ["section"]=> string(70) "prag-lufte-korea-e-veriut-nis-raketen-drejt-japonise-reagon-shba-87648" }