Pranga në BARI dhe DURRËS/ Banda ITALO-SHQIPTARE shpërndante heroinë në veri të Barit, lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta (EMRAT – PËRGJIMET)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:33 31-10-2019 Pranga në BARI dhe DURRËS/ Banda ITALO-SHQIPTARE shpërndante heroinë në veri të Barit, lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta (EMRAT – PËRGJIMET) Përgjimet e policisë italiane

Këtë mëngjes agjentët e policisë kanë zbatuar tre udhër arreste: Davide Daddato, 51 vjeç, Barleta, Umberto di Benedetto, 43 vjec Trani, dhe Emiljano Mustafa, 30 vjec, shtetas shqiptar. Të tre janë të hetuar për lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hetimet kanë filluar në 27 shtator 2017 nga seksioni i antidrogës ndaj Gioacchino Spadavecchia di Molfetta, 66 vjec, të cilit iu gjetën 12 pako heroinë me pesë 4 kilogramë, menjëherë sapo kishte mbërritur në Bari me një target që vinte nga Durrësi. Një nga pakot ishte fshehur në kabinën e tragetit ndërkohë që 11 të tjera u gjendën pas kontrolleve në shtëpinë e tij në Molfetta.

Hetimet e mëvonshme të kordinuara me drejtorinë antimafia në Bari kanë dalluar një organizatë transnacionale që transportonte heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë aktivitetit janë sekuestruar shumë ngarkesa droge destinuar për eksponentë të krimit kalabrez dhe sicilianë, dhe në vecanti: 30 janar 2018 Umberto Barretta u arrestua ndërsa transportonte në një makinë Peugeot 100 kg marijuanë destinuar te sicilianët.

Në 11 prill 2016 në Bari, në një Reno clio u ndalua Giuseppe La Regina me 15 kg heroinë destinuar për pritësit kalabrezë.

Po të hidhej në treg vlera e drogës ishte 4 milionë euro.

Hetimet dokumentuan se organizata ishte venë në komunikim me Ndranghetën që merrte heroinën dhe e shkëmbente me kokainë.

Ndërkohë Emiljano Mustafa, referenti i tyre në shqipëri, u arrestua në Durrës me bashkëpunim të policisë kriminale, zyrës së Interpol dhe policinë e shtetit shqiptar. Ky i fundit, është vendosur nën një mbikqyrje të posacme në Shqipëri, në pritje të ekstradimit.

VIDEO:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 7 kilogramë Marijuanë dhe 600 gramë kokainë, policia italiane vë në pranga dy shqiptarë dhe një italian
Zyrtari i lartë i CDU vjen në Tiranë, takim me Bashën dhe Tabakun : Mbështesim të rinjtë që mos të largohen nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.01168417930603
array(1) { ["section"]=> string(148) "pranga-ne-bari-dhe-durres-banda-italo-shqiptare-shperndante-heroine-ne-veri-te-barit-lidhje-me-organizaten-mafioze-ndrangheta-emrat-pergjimet-184241" }