Pranga shqiptarit dhe bandës së kinezëve që pastruan 1.8 milion paund në bankat e Londrës (Emri)

Publikuar tek: bota, më 17:04 22-11-2017 Pranga shqiptarit dhe bandës së kinezëve që pastruan 1.8 milion paund në bankat e Londrës (Emri)

Agjencia Britanike Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar një grup shqiptaro-kinez që merrej me pastrimin e parave.

Dy shtetas kinez dhe një shqiptarë ishin përfshirë në pastrim parash që vinin nga aktivitete kriminale. Përmes bankave të Londrës ata kishin pastruar më shumë se 1.8 milion paund.

Fen Chen dhe Ying Lin pastronin paratë e grupeve kriminale shqiptare që vinin nga trafiku i drogës. Nga hetimet u provua se Fen Chen dhe Ying Lin pastruan për llogari të shqiptarëve 1.8 milion stërlina. NCA arrestoi Fation Kokën duke u dorëzuar kinezëve 300.000 stërlina në parkimin e një supermarket në Londër më 15 Gusht 2016.

Fation Koka shërbente si korrier i parave që pastronin Chen dhe Lin. Koka pranoi akuzat për pastrim parash dhe u dënua me 21 muaj burg. Në përfundim të dënimit ai do të dëbohet pasi qëndronte ilegalisht në Angli. Chen u dënua me 6 vite burg ndërsa Lin 14 muaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dërgohet në banesën e fundit bosi i Cosa Nostra, zbulohen kush ishin të vetmit persona që morën pjesë në varrim (FOTO)
Pamje dramatike: Ushtari i Koresë së Veriut vrapon drejt lirisë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0092940330505371
array(1) { ["section"]=> string(101) "pranga-shqiptarit-dhe-bandes-se-kinezeve-qe-pastruan-1-8-milion-paund-ne-bankat-e-londres-emri-100512" }