9 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Karabinierët e qytetit të Genoas, ku 8 prej tyre mësohet se janë shtetas shqiptarë.
Të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale të specializuar për vjedhje shtëpish dhe nga hetimet e kryera deri më tani nga autoritetet italiane rezulton se ata janë përgjegjës për vjedhjen e të paktën 85 banesave.
Zonat që operonin grabitësit shqiptarë ishin Piemonte, provina e Savonës dhe Genoa. Vjedhjet janë kryer gjatë periudhës shtator 2014- prill 2015, ndërsa nën akuzë janë edhe pesë persona të tjerë të cilët po ndiqen në gjendje të lirë.
Autoritetet italiane nuk kanë bërë ende të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar.