Dy tutore femra janë arrestuar në Elbasan, pasi e kishin kthyer bar-kafenenë që zotëronin në shtëpi publike.
Policia arriti të prangosë në flagrancë Engjëllushe Jeminin dhe Lulieta Dervishi, të cilat prej kohësh kishi krijuar një rrjet prostitucioni, ku kishin futur një numër vajzash, të cilat edhe kundrejt dëshirës, prostituionin në Elbasan.
Po kështu policia ka shoqëruar edhe shtetasen V.Z, të cilët po e ndjek në gjendje të lirë.
Nuk dihet numri i femrave që prostituonin dhe sasia e parave të përfituara nga ky aktivitet,por policia në vendngjarje ka sekuestuar vetëm 15 mijë lekë dhe 5 celularë.
Mësohet se Jemini ishte organizatorja e grupit, ndërkohë që policia po punon ende për të zbardhur të dhëna të tjera që mund të hyjnë në punë, për akuzat.