Prangoset banda e Kokainës në Tiranë, sekuestrohen 3 makina dhe 10 celularë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:33 26-05-2017 Prangoset banda e Kokainës në Tiranë, sekuestrohen 3 makina dhe 10 celularë

Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë, Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më pare, Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë, Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva", në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

- 3 automjete të markave të ndryshme.

- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

- Një peshore elektronike

Materialet e  proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

 


video-1495816304 by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mega-operacion i policisë në Përmet sekuestrohen gati 1 ton drogë
Kandidatja e PS emocionohet sapo mer mikrofonin në dorë por zbulon një sekret: Personi që më jep forcë »
Article Logic
Execution time: 0.013472080230713
array(1) { ["section"]=> string(80) "prangoset-banda-e-kokaines-ne-tirane-sekuestrohen-3-makina-dhe-10-celulare-80098" }