Prangoset çobani në Vlorë dhe shpallet në kërkim djali, Policia: Gjetëm parcelë me drogë afër stanit të tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 08-07-2020 Prangoset çobani në Vlorë dhe shpallet në kërkim djali, Policia: Gjetëm parcelë me drogë afër stanit të tyre Foto ilustruese

Një 60 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se pranë stanit të tij kishte mbjellë disa rrënjë kanabis. Ndërkohë, në kërkim është shpallur dhe djali i tij, 31 vjeçari me inicialet A.L.

Sipas Policisë, në fshatin Hoshtimë në Pyllin e Selvive, janë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis, afër stanit të shtetasit P. L. Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë.

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174989700317
array(1) { ["section"]=> string(113) "prangoset-cobani-ne-vlore-dhe-shpallet-ne-kerkim-djali-policia-gjetem-parcele-me-droge-afer-stanit-te-tyre-213217" }