Kujtim Metaliaj, ish-shef i Task Forcës së Hetimit Tatimor në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.
Metaliaj kërkohej nga policia pasi gjykata i kishte caktuar atij më parë me masën e sigurisë “arrest me burg”. Për të njëjtën çështje ëhstë arrestuar më parë edhe drejtoresha e Kontrollit Tatimor Afërdita Hysa, e arrestuar. Hysa dhe bashkëpunëtorët, ish-zyrtarë, akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë .