I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative por arrestohet në flagrancë drejtuesi i motorit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
H.A., 28 vjeç, banues në Polis Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Mirakë - Librazhd, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mirakës”, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin motor në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 10 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administraive pasi ishte pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartmonedhën 10 Euro dhe motorin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”.