Pranohet në Universitetin e Michiganit, studentit ekselent i pritet koka në Arabinë Saudite

Publikuar tek: bota, më 19:53 24-04-2019 Pranohet në Universitetin e Michiganit, studentit ekselent i pritet koka në Arabinë Saudite Studenti ekselent arabo-saudit Mutaba Al-Swikat

Një student nga Arabia Saudite i cili u pranua në kolegjin e Miçiganit, u ekzekutua në Riad në mënyrë makabre, duke i prerë kokën gjatë një serie ekzekutimesh masive të ndodhura ditën e djeshme.

Mujtaba al-Swikat edhe gjatë vitit 2015-të mësohet se është arrestuar në aeroportin e Arabisë Saudite, pasi dyshohej se kishte marrë pjesë në një miting anti-regjim gjatë Pranverës Arabe, bën të ditur Detroit Free Press.

Qeveria arabo-saudite akuzoi Al-Sweikatin se kishte shkaktuar trazira me përgatitjet e koktejeve Molotov, mosbindje të armatosur kundër mbretit saudit Muhammed Bin Salmanin, si dhe duke dëmtuar civilët.

Studenti Al-Sweikat ishte duke u përgatitur që të fillonte studimet e tij në Universitetin e Miçiganit Perëndimor (WMU), kur u arrestua nga autoritetet arabo-saudite.

Al-Sweikat u dënua në vitin 2015 për shkak të pjesëmarrjes në Pranverën Arabe (lëvizje panarabe kundër regjimeve diktatoriale) dhe bazuar në rrëfimin përmes torturave, iu dha dënimi me vdekje në vitin 2016, transmeton newsbomb.al.

Studenti ekselent arabo-saudit, Al-Sweikat ishte një nga 35 të akuzuarit me vdekje si pjesëmarrës në protestat e Pranverës Arabe, kundër mbretit diktator saudit Muhammed Bin Salmanit gjatë viti 2016, sipas ‘The Washington Post’.

Republikania e Michiganit, Rashida Tlaib i përmendi me anë të një postimi në twitter torturat çnjerëzore që po bën sundimtari i Arabisë Saudite, Bin Salmani, traansmeton newsbomb.al.

Sundimtari i Arabisë Saudite Muhammed bin Salman, po torturon dhe ekzekuton fëmijët dhe adoleshentët. Vetëm këtë vit, ai ka urdhëruar vrasjen e 100 njerëzve. Të paktën 3 adoleshentë u arrestuan sot dhe u torturuan për të dhënë rrëfime të rreme. Bin Selmani i vrau ata vetëm pse kishin marrë pjesë në protesta! Mendoni për këtë’, ka shkruar në twitter Rashida Tlaib.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026981115341187
array(1) { ["section"]=> string(97) "pranohet-ne-universitetin-e-michiganit-studentit-ekselent-i-pritet-koka-ne-arabine-saudite-161726" }