Pranoi mandatin e deputetit: Alimadhi: Basha nuk respektoi asnjë marrëveshje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 28-03-2019 Pranoi mandatin e deputetit: Alimadhi: Basha nuk respektoi asnjë marrëveshje

Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet të bëjë betimin sot në Parlament.

Në zgjedhjet e 2017, Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike. Jashtë ambienteve të Kuvendit, Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

 "Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar.  Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë', u hspreh Alimadhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088109970092773
array(1) { ["section"]=> string(81) "pranoi-mandatin-e-deputetit-alimadhi-basha-nuk-respektoi-asnje-marreveshje-158217" }