Pranoi marrëveshjen me Azerbajxhanin duke dorëzuar rajonin e Nagorno-Karabakut, qytetarët armenë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Publikuar tek: bota, më 23:04 05-12-2020 Pranoi marrëveshjen me Azerbajxhanin duke dorëzuar rajonin e Nagorno-Karabakut, qytetarët armenë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Protestat ne Armeni

Mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytetin armen Jerevan, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian.

Sipas tyre, Pashinian nuk duhet ta kishte nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit me Azerbajxhanin, ku azerët përfituan rajonin e Nagorno-Karabakut.

Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut.

Kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit u nënshkrua në 10 nëntor, e ndërmjetësuar nga Rusia, ku sipas kësaj marrëveshje rajoni i Nagorno-Karabakut që ishte bërë “mollë sherrui” mes 2 shteteve do t’i kalonte Azerbajxhanit.

Gjatë fjalimit të tij para popullit, kryeministri armen e pranoi se kjo marrëveshje nuk ishte në interesin e tyre, por duhej ta nënshkruante pasi ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i financave në Austri dënohet me 8 vite burg, ja për çfarë akuzohet
Merkel paralajmëron bizneset gjermane: Ndihma e shtetit ndaj jush nuk mund të zgjasë përgjithmonë »
Article Logic
Execution time: 0.012001037597656
array(1) { ["section"]=> string(138) "pranoi-marreveshjen-me-azerbajxhanin-duke-dorezuar-rajonin-e-nagorno-karabakut-qytetaret-armene-kerkojne-doreheqjen-e-kryeministrit-230317" }