Pranoi se kokaina u kap në bashkëpunim, reagon Rama: Nuk e lexova versionin gjerman

Publikuar tek: barometri, më 08:44 29-03-2018 Pranoi se kokaina u kap në bashkëpunim, reagon Rama: Nuk e lexova versionin gjerman

3 Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas intervistës së dhënë për gazetën gjermane “Ëelt”, ku pranoi se sasia rekord e kokainës ishte kapur në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Duke folur për raportin e Europolit, kryeministri si padashur ka përmendur operacionin e sekuestrimit të sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në Portin e Durrësit duke thënë se ky ishte një OPERACION NË BASHKËPUNIM ME ITALINË. Por nëpërmjet një statusi në facebook, Rama përgënjeshtron lajmin, duke u justifikuar se mund të ketë keqkuptime në version gjerman.

Edhe pse në intervistën për median gjermane, kryeministri e shprehu qartë se mega-operacioni në Durrës u bë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nisur nga intervista ime për “Die Ëelt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.

Intervista e Ramës për “Welt”:

Nuk mendoj se Shqipëria është qëndra e ndonjë gjëje. Sigurisht, kanabisi ishe i tmerrshëm për ca kohë, por ne e zgjidhëm këtë problem. U deshën tre vjet dhe nuk qe e lehtë, por të thuash që të gjithë konsumuesit e kanabisit në Hollandë varen nga ne është paksa e rrezikshme. Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qëndra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre. Është krim i organizuar europian. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03200101852417
array(1) { ["section"]=> string(88) "pranoi-se-kokaina-u-kap-ne-bashkepunim-reagon-rama-nuk-e-lexova-versionin-gjerman-114886" }