Pranojeni, Rama është shumë hapa para

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:55 31-03-2020 Pranojeni, Rama është shumë hapa para

Nga Edmond Arizaj

Nuk e kam me një emër në veçanti. Por më shumë. Vetpërfshirë. Burrat e shtetit, udhëheqesit, spikasin në kriza, në ato të rëndat. Dallohen për atë që bëjnë për vendin e tyre, apo për atë që thonë per vendin e tyre. Si në krizen e tërmetit, si në këtë të pandemisë, Rama i ka bërë dhe madje tejkaluar detyrat e tij. Përzgjedhja e atyre pak fjalëve në dërgimin e 30 mjekëve tanë në Itali, këto dite kanë qenë burim krenarie për qindra mijëra shqiptarë, sidomos në Itali. Por mos të harrojmë se nesër mund të jenë akoma më shumë. Me pak fjalë, Rama mund t’i ketë siguruar Shqipërise një studio avokatie në Bashkimin Europian, në vend të një, apo dy avokatëve.

Duke lënë menjanë Kuben e largët, xhestin e ndihmës me mjekë e bëri dhe Polonia, por fjalët e zgjedhura ishin krejt të varfra, si katoliku katolikut, jo si europiani europianit. Propagandë? Dakort, Rama bën gjith ç’mundet, përdor cdo mjet të ndikoje dhe fitojë psikologjinë dhe sjelljen e masës. Por kur kjo nuk i shërben vetëm atij dhe ndjekësve të tij, por i shërben edhe vendit e njerëzve, nuk besoj se jemi vetëm brenda kufijve të propagandës. Manipulues? Dakort, brenda Shqipërisë përdor mediat, varfërinë, pushtetin, paranë, e na hedh hi syve e na mashtron, po atje matanë, në ato shtetet që janë të rrahura me vaj e uthull, të pjella nga ujkonja e gjarpërinj, si vallë i manipulon?! Nëse nga komunikimet e Ramës, vijnë komente emocionuese dedikuar intelektit të shqiptareve, me falni po kjo s’ka lidhje me nje manipulator. (Te tille fare mire mund te quaje protagonizmin e lali Erit në këto ditë). Egoist? Narcizist? Kush ndër shekuj nuk e ka dashur shkëlqimin personal dhe gjurmën e tij në histori.

Une kam një dyzim të tmerrshem për Ramen. Shpirtërisht nuk kam asnje kimi ndaj politikës dhe sjelljes se tij, dhe jo në vite te vecanta, apo periodikisht. Eshtë nëna e mirë me te përgjithshmin, por njerka e keqe me të pervecmin. Por ama logjika me sjell ne një dimension krejt tjeter. Në një peshore imagjinare, le te veme përfitimet e Ramës dhe përfitimet e Shqiperisë në keto gjashte muajt e fundit, nisur nga fjalët dhe veprimet e kryeministrit. Nga do anonte ajo?

Nga zeniti që eshtë keto dite, Rama mund të arrije në nadir vetem nëse koronavirusi kolapson vendin. Shpresoj që askush mos ta uroje kete, qofte edhe më vete. Natyrisht eshte edhe ajo pjesa; jemi pa bukë, s’ka ndihmë, ne s’kemi per vete, c’na duhet imazhi kur kemi barkun bosh...Ka nje rrefenjë, se kur Isa Boletini po nisej për Vlorë për shpalljen e pavaresise, (e gjeni edhe tek “Nentori i dyte), i thonë: Po e le Kosoven në dorë të serbit. Dhe ai u përgjigj:

Po shkoj të marr gjithë Shqiperine. Pra përmbylltazi po them: Nga ata që ankohen për bukë do kemi gjithmonë, por periudhat kur Shqiperise dhe shqiptarëve u thurren himne, jane të rralla. Eshte edhe pjesa tjeter, qe kujton PPP, korrupsionin, drogën, vjedhjet, dhe nuk e ka gabim, as nuk gënjen. Por gabim nuk e kishte dhe as gënjente edhe në 2005...Urrejeni, por pranojeni. Rama është shumë hapa para. Qoftë dhe vetëm në mënyren e shfaqjes se një tradite që ne e njohim të gjithe, bujarine. Mund te jetë mallkimi, apo bekimi i shqiptarëve? Kjo eshte temë diskutimi për disa vite më pas.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0085880756378174
array(1) { ["section"]=> string(43) "pranojeni-rama-eshte-shume-hapa-para-200777" }