Pranon shkarkimin e Muçit, Meta shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 22-11-2019 Pranon shkarkimin e Muçit, Meta shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta  shpall vakancën për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim erdhi pas shkarkimit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykata Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kujtojmë që ditën e sotme Meta zhvilloi një takim me Muçin, ku sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit 'i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues'.

Ndërkohë pak më parë Gjykata Kushtetuese fshiu nga faqja e saj zyrtare emrin e Besnik Muçit dhe lajmëroi presidentin për vakancën e shpallur.

Ditën e djeshme, ky i fundit deklaroi se tre kishin qenë mëkatët e kryera në dëm të tij, i pari aplikimi i tij për në Gjykatën e Lartë, i dyti renditja në listat fituese të KED-së, drejtuar nga Ardian Dvorani, dhe i treti dekretimi që i bëri Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

76695182_1461125464045194_2861403252358905856_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022372007369995
array(1) { ["section"]=> string(78) "pranon-shkarkimin-e-mucit-meta-shpall-vakancen-per-gjykaten-kushtetuese-186829" }