Pranvera ballkanike, protesta masive kundër Gjukanoviçit edhe në Malin e Zi

Publikuar tek: rajon, më 21:41 20-04-2019 Pranvera ballkanike, protesta masive kundër Gjukanoviçit edhe në Malin e Zi Protestat masive kunder presidentit Milo Gjukanoviç ne Podgorice

Disa mijëra njerëz u mblodhën sonte në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, për demonstratën e 9-të anti-qeveritare kundër presidentit Milo Gjukanoviç dhe qeverisë së tij.

Lëvizja e re anti-qeveritare kundër presidentit malazez Milo Gjukanoviç, ‘Do slobodo’ (Për Lirinë), zhvilloi sot protestën e saj përpara Prokurorisë në Podgoricë së bashku me shoqata civile Odupri(Lëvizja për rezistencën).

Protesta u përktrah gjithashtu edhe nga partia opozitare Fronti Demokratik, e cila shihet në Malin e Zi si një mundësi që opozita malazeze të forcohet.

Mediat në Malin e Zi kanë theksuar se anëtarë të Frontit Demokratik po mbështesin përhapjen e lëvizjeve të tjera anti-qeveritare në Podgoricë, por nuk tregojnë nëse aleanca pro-ruse është e përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e protestës së organizuar nga ‘Do Slobodo’ (Për Lirinë).

Mediat malazeze bëjnë me dije se tre javë më parë, deputetët e opozitës në parlamentin me 81 vende nënshkruan të ashtuquajturin ‘Marrëveshja për të Ardhmen’, të propozuar nga organizatorët e protestave, me qëllim që opozita t’i mbështesë financiarisht protestat e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15987205505371
array(1) { ["section"]=> string(81) "pranvera-ballkanike-protesta-masive-kunder-gjukanovicit-edhe-ne-malin-e-zi-161222" }