Prapaskenat e Samitit Brdo-Brionit, pse refuzoi Thaçi drekën e Metës, mosshtrëngimi i duarve me Dodik dhe deklarata e Daçiç

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 09-05-2019 Prapaskenat e Samitit Brdo-Brionit, pse refuzoi Thaçi drekën e Metës, mosshtrëngimi i duarve me Dodik dhe deklarata e Daçiç Presidentet e Ballkanit Perendimor ne Samitin e Brdo-Brionit te mbajtur ne Tirane diten e sotme

Procesi i Brdo-Brionit është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. Brionet janë një arqipelag ishujsh në Istria të Kroacisë, ku u mbajt dhe samiti i parë i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.

Brionet edhe në vitin e largët 1966, ishte vendi ku u mbajt Plenumi i Brionëve, plenum në të cilin marshalli Josif Bros Tito, e shmangu politikisht serbin famëkeq Rankoviç, duke forcuar pozitën e vet në krye të Federatës Jugosllave.

Presidenti Ilir Meta, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti slloven Borut Pahor, janë mikpritësit e këtij takimi, i cili është mbajtur në Tiranë ditën e sotme midis Liderëve të Procesit të Brdo-Brionit.

Procesi i Brdo-Brionit filloi me liderët e gjashtë shteteve ballkanike, plus Kroacinë dhe Slloveninë si shtete themeluese të këtij Samiti në vitin 2010. Po ashtu të ftuar nderi ishin edhe përfaqësuesja nga BE-ja, Federicha Mogherin  dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda. Synimi i këtij samiti është  bisedimet për rritjen e bashkëpunimit në rajon dhe për afrimin me Bashkimin Europian.

Në samitin e sotëm ishin të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidenti në ikje i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Milorad Dodik presidenti i Republikës Serbe brenda Bosnje-Hercegovinës.

Duke qenë se ky samit përkonte me Javën e Europës, të ftuar nderi ishin edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Gjatë këtij Samiti, nuk kanë munguar edhe incidentet, por jo të gjitha u treguan.

Mbrëmjen e 8 majit, pra dje, presidenti Meta si organizator dhe pritës i këtij procesi, priti me nderime shtetërore në hotelin Sheraton presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesen e Lartë të Politikëes së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Ardhja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe e presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik u prit me protesta nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Tiranë, të cilët kërkonin që këto dy politikanë të shpalleshin Non-Grata në Shqipëri. Sipas protestuesve, Vuçiç dhe Dodik janë përgjegjës për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe nuk kanë kërkuar ende falje për krimet e kryera.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, e kundërshtuan ardhjen e Milorad Dodik dhe kritikuan presidentin Meta për ftesën e bërë në këtë Samit ndaj tij.

‘Gjakrat’ u nxehën edhe më shumë kur në mbrëmjen e 8 majit me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, presidenti Thaçi deklaroi se në një takim me kryeministrin Edi Rama kishin diskutuar rreth hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe për bashkimin e faktorit shqiptar dhe bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.

Postimi i Hashim Thaçit në Facebook

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH

Nuk vonoi edhe reagimi nga Beogradi, ku vetëm 30 minuta më pas ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e quajti këtë status të presidentit të Kosovës si një ‘provokim’ të rradhës nga shqiptarët në prag të Samitit të Procesit të Brdo-Brionit, shkruan newsbomb.al.

 Gjatë zhvillimit të Procesit të Brdo-Brijunit në mesditën e 9 majit, gjatë drejkës zyrtare të shtruar nga presidenti Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën lëvizjen surprizë të rradhës.  

Thaçi anuloi në momentet e fundit drekën me presidentët e Ballkanit Perëndimor, për shkak të prezencës së Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodikut.

Gjatë samitit të sotëm, Thaçi refuzoi t'ia shtrijë dorën Milorad Dodikut duke shprehur se Kosova nuk do të jetë kurrë një shembull ndarjeje e brendshme si Bosnja dhe Hercegovina.

Kujtojmë se Bosnja dhe Hercegovina, pas luftës për ndarjen nga ish-Jugosllavia, me vendimin nga Konferenca e Dajtonit në 1995, u nda në tre territore të pavararura brenda juridiksionit të saj, ku pjesa ku banojnë serbët është e pavarur dhe njihet si Republika Serbe, të cilën e drejton Milorad Dodik./Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29474186897278
array(1) { ["section"]=> string(128) "prapaskenat-e-samitit-brdo-brionit-pse-refuzoi-thaci-dreken-e-metes-mosshtrengimi-i-duarve-me-dodik-dhe-deklarata-e-dacic-163649" }