Prapaskenat në Kuvend, Meta urdhëroi të tijët të ktheheshin për të dëgjuar Ruçin (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 23:27 09-09-2017 Prapaskenat në Kuvend, Meta urdhëroi të tijët të ktheheshin për të dëgjuar Ruçin (FOTO)

Pas votimit në Kuvend ku Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar, deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim dolën nga salla plenare.

Por ndryshe nga ata të PD-së, që me në krye kryetarin e tyre i'u bashkuan protestës para Kuvendit, deputetët e LSI u kthyen sërish në sallë.

Mësohet se ajo që i ka bërë deputetët e LSI të kthehen në sallë gjatë kohës kur Gramoz Ruçi ishte duke folur, ka qenë një telefonatë e Ilir Metës, i cili i ka udhëzuar të tijët që të kthehen dhe të dëgjojnë fjalimin e kryetarit të ri të Kuvendit.

Urdhërit të Metës i janë bindur deputetët Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Luan Rama.

Ky moment është fiksuar në foto edhe fotografi i Kuvendit Agim Rama, por ndërkohë burime nga LSI bëjnë me dije se në këtë moment kryetarja e LSI Kryemadhi ishte duke dhënë intervistë për mediat jashtë Kuvendit. 

21556026_1971094093156609_1278056098_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034219026565552
array(1) { ["section"]=> string(90) "prapaskenat-ne-kuvend-meta-urdheroi-te-tijet-te-ktheheshin-per-te-degjuar-rucin-foto-91760" }