“Pravda” komenton vendimin e Shqipërisë për sanksione kundër Rusisë: Nuk mund të presësh gjë tjetër prej këtij vendi

Publikuar tek: bota, më 18:28 25-10-2016 “Pravda” komenton vendimin e Shqipërisë për sanksione kundër Rusisë: Nuk mund të presësh gjë tjetër prej këtij vendi

Një nga gazetat me më shumë influencë në Rusi, “Pravda”, ka komentuar vendimin e pesë shteteve që iu bashkuan sanksioneve kundër Moskës për shkak të situatës në lindje të Ukrainës. Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia, Lihtenshtejni dhe Ukraina, ndonëse nuk janë vende anëtare të BE-së, kanë miratuar sanksionet e Brukselit kundër Rusisë.

“Pravda” shkruan se nga një vend si Shqipëria, politika e jashtme e të cilit është totalisht e përputhur me atë të Bashkimit Europian, nuk mund të presësh një vendim të ndryshëm.

“Sa i përket Shqipërisë, ky vend është aktualisht anëtar i NATO-s. Shqipëria është duke u përpjekur për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë në politikën e jashtme me atë të liderve të BE-së, si Franca, Gjermania dhe Italia. Nëse këto vende nuk i heqin sanksionet kundër Rusisë, askush nuk mund të presë ndonjë lëvizje të ndryshme nga Shqipëria. Politika e jashtme saj është totalisht e përputhur me atë të BE-së”, shkruan gazeta ruse.

Tirana zyrtare ka mbështetur gjithnjë sanksionet kundër Rusisë të vendosura nga BE, të cilat kanë një periudhë 1 vjeçare dhe rivendosen pas çdo samiti të liderve të unionit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060034036636353
array(1) { ["section"]=> string(119) "pravda-komenton-vendimin-e-shqiperise-per-sanksione-kunder-rusise-nuk-mund-te-presesh-gje-tjeter-prej-ketij-vendi-57366" }