Preç Zogaj i përgjigjet deputetit të PD-së: Duhet t’i dish këto shifra

Publikuar tek: politike, më 20:20 07-08-2017 Preç Zogaj i përgjigjet deputetit të PD-së: Duhet t’i dish këto shifra

Ka vijur edhe ditën e sotme replika në distancë mes deputetit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu dhe ish kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Preç Zogaj.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Zogaj thotë se në mungesë të kontakteve përsonale me Ndreun, po përgjigjet në rrjetet sociale. Për sa i përket akuazve për humbje edhe në fshatin e lindjes së Zogajt nga Ndreu, demokrati i përgjigjet duke i publikuar shifrat zyrtare të KQZ-së, dhe duke i thënë se janë shfira që do i duhen t’i dish.

Më poshtë reagimi i plotë i Preç Zogajt:

Po mundohesha t'i dergoja nje pergjigje ne adresen e tij ne fb deputetit te qarkut te Lezhes, Pjerin Ndreu, por nuk hyja dot, ndoshta ngaqe nuk jemi miq ne kete rrjet. Po I shkruaj nga adresa ime me shprese se dikush do tja beje me dije.

Duke replikuar me nje paragraf te intervistes sime botuar ne revisten MAPO dhe ribotuar nga disa gazeta dhe portale,Pjerini me drejtohet mua "trego votat qe ke marre ne fshatin tend".Nuk eshte nje menyre elegante kjo, fare mire Pjerini dhe kushdo mund ti gjeje ato vota ne faqen e KQZ, Qarku Lezhe,komuna Kolsh,kutite e votomit 726 dhe 726/1 qe I perkasin fshatit Manati prej nga jam une.Ne kete fshat PD ka marre 276 vota,PS 180 vota,LSI 60 vota PDIU 33 vota e tjere.Pjerini duhet ti dije keto shifra dhe nuk e di perse mi kerkon mua.

Per te tjerat dua te theksoj se ceshtja e shitblerjes se votes ne zgjedhjet e 25 qershorit nuk eshte nje problem "fshati im,fshati yt",por nje problem I madh kombetar.Ne intervisten time jam ndalur te fakti I fakteve, shvleresimi I euros me tre leke gjate fushates elektorale, fakt kokeforte I tregut.Le tu shpjegoje shqiptareve kryeministri dhe ekspertet e tij c'eshte kjo cudi,sa euro duhet te injektohen ne tregun tone ne harkun e nje muaji per te cuar ne kete zhvleresim qe nuk e arrin as sezoni me i supersuksesshem turistik( shiikoni si po forcohet euro pas zgjedhjeve kur edhe startoi realisht sezoni turistik!!!). Perndryshe,nese nuk kane nje shpjegim ekstazgjedhor,duhet te mbajme shenim se blerja e zgjedhjeve eshte investimi me I madh I qeverise se koalicionit "Rama nje" gjate kater viteve.Ky eshte problemi qe vetem sa eshte cekur,por investigimi I kesaj maskarade nga forcat brenda vendit dhe nga partneret e huaj do te vije shpjejt,nga maja deri ne fund te piramides,ne fshatin me te fundit.Asnje demokraci dhe asnje qytetar me formim demokratik nuk mund te pajtohet me shkaterrimin e zgjedhjeve te lira.Pa te cilat nuk ia vlen te jetohet,thote Izajak Berlin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010856866836548
array(1) { ["section"]=> string(75) "prec-zogaj-i-pergjigjet-deputetit-te-pd-se-duhet-t-i-dish-keto-shifra-88492" }