Mirë qeveria dhe deputetët do të jenë në punë gjatë muajit korrik. Por Ministri i B
rendshëm Sander Lleshaj ka vendosur që prefektët dhe stafet e prefekturave nuk do të marrin asnjë ditë pushim në muajin gusht.
Sipas ministrit, prefektët dhe stafet e tyre do të duhet ti marrin pushimet pas 1 shtatorit 2019, kohë në të cilën mendohet se në bashki apo edhe në këshillat e qarkut apo edhe për këshillat bashkiakë do të ketë përfunduar puna me zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
“Të gjithë strukturat e Prefekturave do të jenë në punë gjatë gushtit, pasi ky është muaj vendimtar për të përmbushur procesin e konstituimit të gjithë strukturave të pushtetit vendor. Pushimet do t’i fillojnë pas datës 1 shtator '19” tha Lleshaj në takim me prefektët mesditën e sotme.