Prej 16 vitesh në arrati, arrestohet ish-lideri i organizatës ETA

Publikuar tek: bota, më 12:09 16-05-2019 Prej 16 vitesh në arrati, arrestohet ish-lideri i organizatës ETA

Pas më shumë se 16 vitesh në arrati, ish-lideri i organizatës separatiste baske, ETA Josu Ternera u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sallanches në Alpet franceze", tha ministria  e Brendshme spanjolle.

Ternera, emri i plotë i të cilit është Jose Antonio Urrutikoetxea Bengoetxea, ishte shefi politik i organizatës, ETA.

Në vitin 2011, ETA njoftoi fundin e luftës së saj të armatosur për pavarësinë e rajonit të Baske që përfshin pjesë të Spanjës verilindore dhe të Francës jugperëndimore. Armët e saj u dorëzuan në vitin 2017 dhe u shpërbë në maj 2018.

Në mënyrë të veçantë, 68-vjeçari Ternera kërkohet në lidhje me një sulm të vitit 1987 në qytetin spanjoll të Saragozës nga grupi separatist bask që vrau 11 persona. Ai ishte më i kërkuari në mesin e dhjetëra të ashtuquajtura "etarras" ende në arrati.

ETA, e cila filloi luftën e saj për pavarësinë baske në vitin 1959, vrau më shumë se 800 vetë në më shumë se katër dekada të dhunës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026965141296387
array(1) { ["section"]=> string(71) "prej-16-vitesh-ne-arrati-arrestohet-ish-lideri-i-organizates-eta-164540" }