Prej 17 vitesh në Amerikë, si ka ndryshuar aktorja Pavlina Mani (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:54 16-10-2019 Prej 17 vitesh në Amerikë, si ka ndryshuar aktorja Pavlina Mani (FOTO)

Prej 17 vitesh aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Pirro Mani janë larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë krijuar një jetë të re.

Ata kanë qendruar larg aktiviteteve kulturore dhe nuk kanë qenë pjesë e jetës publike.

Së fundmi gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka publikuar disa foto.

“Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca.

Nga fotot e postuara vihet re se Pavlina Mani ka ndryshuar shumë dhe vitet kanë bërë të vetën.

Kujtojmë që roli i fundit që aktorja ka luajtur ka qenë në serialin "Njerëz dhe fate", krah Robert Ndrenikës.

MANI P.jpgP MANI.jpgMANI.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02336597442627
array(1) { ["section"]=> string(74) "prej-17-vitesh-ne-amerike-si-ka-ndryshuar-aktorja-pavlina-mani-foto-182342" }