Prej 2 javësh tè 'ngujuara', gazetarja jep detajin e dhimbshëm: Disa nga grevistet e Ballshit janë me KANCER GJIRI

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 27-10-2020 Prej 2 javësh tè 'ngujuara', gazetarja jep detajin e dhimbshëm: Disa nga grevistet e Ballshit janë me KANCER GJIRI Naftetaret e Ballshit ne greve

Prej dy javësh gratë naftëtare të rafinerisë së Ballshit janë futur në grevë urie duke kërkuar të marrin pagat e prapambetura që i kanë fituar edhe me gjyq.

Gjendja e tyre shëndetësore rëndohet çdo ditë e më shumë, ndërkohë që një detaj tronditës është dhënë nga gazetarja Sonila Meço.

Sipas gazetares, disa nga gratë në grevë janë me kancer gjiri, por vazhdojnë të rrinë në grevë duke e dëmtuar edhe më shumë veten e tyre.

“Kur një dëm që i është shkaktuar shtetit që shkon në 400-500 milionë dollarë, që edhe karletet e drogës do ta kishin zili. Askush nuk ka vajtuar pas hekura dhe e gjithë kjo ka prodhuar një qytet fantazmë.

Ajo që më bën çudi është pse nuk shoh njerëz të shoqërisë civile, ambasadorë që flasin në këtë vend për gjithçka. Është muaji i kancerit të gjirit. Nuk e kanë pranuar para Marjana Legisit, por disa prej zonjave janë me kancer gjini, disa prej tyre që janë në grevë. Shohim promo, por atje nuk ka shkelur askush”, tha gazetarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse Eva Dumani nuk erdhi me vëllain në Shqipëri? Shefi i Antiterrorit: Do e pyesim vetë kur të kthehet. Kushërira: Ajo donte shumë që të vinte
Gazetari bën deklaratën e frikshme: S’duhet të përmendim emra. Vajzat në kampin Al-Hol i vrasin nëse thonë se duan të kthehen (Një grua shtatzënë u gjet e therur) »
Article Logic
Execution time: 0.012773990631104
array(1) { ["section"]=> string(117) "prej-2-javesh-te-ngujuara-gazetarja-jep-detajin-e-dhimbshem-disa-nga-grevistet-e-ballshit-jane-me-kancer-gjiri-225428" }