Prej 3 vitesh luftëtar i ISIS, vritet një tjetër shqiptar në Siri (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 14-05-2019 Prej 3 vitesh luftëtar i ISIS, vritet një tjetër shqiptar në Siri (EMRI-FOTO)

Një 23-vjeçar nga Kosova është vrarë në në Siri. Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është Rron Emini nga Prishtina, i cili i ishte bashkuar organizatës terroriste të ISIS tre vite më parë.

Në vitin 2016 ai bashkë me disa të tjerë kishin kaluar ilegalisht kufirin për të shkuar në një shtet tjetër të Europës Lindore, e më pas në Turqi. Dhe nga shteti turk, kosovarët kishin kaluar kufirin për të arritur në Siri, për t’u bërë pjesë e organizatave terroriste.

Sakaq, ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Emini ka ndërruar jetë në zonën e luftës.

“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se institucionet në Prishtinë në prill sollën nga Siria 110  shtetas kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

 

emin-rroni-600x338.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086159706115723
array(1) { ["section"]=> string(81) "prej-3-vitesh-luftetar-i-isis-vritet-nje-tjeter-shqiptar-ne-siri-emri-foto-164246" }