Prej 4 vitesh ishte shpallur i vdekur, por ish-futbollisti i Shalkes jeton e punon në Gjermani

Publikuar tek: sport, më 09:25 05-05-2020 Prej 4 vitesh ishte shpallur i vdekur, por ish-futbollisti i Shalkes jeton e punon në Gjermani Hiannick Kamba dhe skuadra e te rinjve te Shalkes ku ai bente pjese

Një histori e pabesueshme ajo e një ish-futboliisti që prej 4 vitesh konsiderohej i vdekur, por kohët e fundit është zbuluar se jeton, dhe punon në zonën ku luante futboll.

Siç raporton tabloidi gjerman BILD, personi në fjalë është ish-futbollisti kongolez i Shalkes, Hiannick Kamba, i cili ka luajtur me skuadrën e të rinjve, shok me portierin aktual të Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer.

Sipas "BILD", e gjithë historia ka të bëjë me ish-partneren e futbollistit, e cila kishte shpikur vdekjen për të përfituar siguracionin e jetës së Kembas.

Në vitin 206 ishte njoftuar vdekja e tij në një aksident automobilistik në Kongo, ndërsa Shalke e kujtoi me emocione.

Por kohët e fundit është zbuluar që Kemba jo vetëm nuk ka vdekur, por është shëndoshë e mirë dhe punon në Ruhr, në zonën e Gelsenkirchen, ku ka luajtur edhe futboll në të kaluarën.

Tashmë 33 vjeçari duhet të përgjigjet para gjyqit, pasi akuzohet se ka mashtruar për të përfituar në mënyrë të padrejtë siguracionin e jetës, sigurisht falë bashkëpunimit perfekt me ish-partneren e tij.

Sapo ka dëgjuar lajmin, ka reaguar edhe portieri Manuel Neuer, i cili ka thënë se ndihet shumë i lehtësuar, pasi lajmi i vdekjes së Kemba e kishte shokuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096111297607422
array(1) { ["section"]=> string(100) "prej-4-vitesh-ishte-shpallur-i-vdekur-por-ish-futbollisti-i-shalkes-jeton-e-punon-ne-gjermani-205199" }