Prej 5 ditësh i shtruar me Covid te Infektivi, vdes në spital taksisti 60 vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 14-08-2020 Prej 5 ditësh i shtruar me Covid te Infektivi, vdes në spital taksisti 60 vjeçar Infektivi

Një tjetër viktimë si pasojë e Covid është shënuar në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një taksist 60 vjeçar nga Tepelena.

Ai ishte shtruar prej 5 ditësh në spital, ndërsa simptomat e para të Covid i ka shfaqur para 10 ditësh.

Gjendja e tij është përkeqësuar ditët e fundit dhe si pasojë nuk e ka fituar dot betejën me Covid.

Dje, për 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë, raportoi se ndërruan jetë 5 pacientë me Covid si dhe ishin shënuar 154 raste të reja nga COVID 19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039129018783569
array(1) { ["section"]=> string(86) "prej-5-ditesh-i-shtruar-me-covid-te-infektivi-vdes-ne-spital-taksisti-60-vjecar-217085" }