Viti 2020 është padyshim një vit që do të lërë shenjë në kujtesën e secilit prej nesh. Pandemia e Covid-19 na vendosi përballë shumë zgjedhjesh, e prej shumë muajsh po na tregon se nuk jemi “të pamposhtur”. Por atje në fund të “tunelit” një dritë shprese qëndroi dhe qëndron e ndezur.
Janë mantelbardhët, heronjtë që po luftojnë në vijën e parë të përballjes me “armikun e padukshëm”. Janë shpëtimtarët e jetëve të të afërmeve, miqve e të njohurve tanë. E për këtë, Newsbomb.al ka vendosur ndryshe nga çdo vit, që personazhi i vitit të jetë vetëm mes radhëve të mjekëve.
Ky sondazh shkon për bluzat e bardha të këtij vendi që me punën e tyre u kthyen në personazhe gjatë vitit që po lëmë pas duke na dhuruar momente të jashtëzakonshme.
Pa ju marrë shumë kohë, po ju njohim me 20 personazhet e përzgjedhur nga redaksia e Newsbomb.al, mes të cilëve ju do të keni mundësinë të VOTONI të preferuarin tuaj më poshtë, ose në fund të çdo lajmi!
Të nominuar janë: Silva Bino; Albana Fico; Arjan Harxhi; Mira Rakacolli; Najada Çomo; Tritan Kalo; Perlat Kapisyzi; Pëllumb Pipero; Entela Kolovani; Alma Cami; Arjan Mezini; Renato Osmënaj; Edmond Puci; Silvana Bala; Dhimitër Kraja; Arben Ndreu; Shkëlqim Kurti; Ermira Muço; Ergys Ramosacaj; Esmeralda Meta