Një 78-vjeçar nga Elbasani është viktima e radhës që humb jetën prej Covid-19 në vendin tonë.
78-vjeçari, i identifikuar si Ylli Shishmani ishte i shtruar tek spitali "Shefqet Ndroqi" prej ditësh, por mbrëmjen e sotme pas shumë përpjekjesh humbi betejën me koronavirusit.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 656 raste të reja me koronavirus, ndërsa 10 qytetarë kanë humbur jetën.
Ndërkohë situatë e rënduar paraqitet në spitalet COVID, ku po marrin trajtimin mjekësor 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.